Mobilizimi i Sektorit Privat të Kosovës për Tranzicionin e Gjelbër
Website
Ky projekt synon të forcojë angazhimin dhe lidershipin e sektorit privat në Kosovë drejt tranzicionit të gjelbër, përmes dialogut strategjik, analizave të bazuara në evidencë dhe koordinimit ndërmjet akterëve kyç. Projekti kontribuon në promovimin e dekarbonizimit, ekonomisë qarkore dhe integrimit të praktikave ESG, duke mbështetur bizneset në përafrimin me standardet klimatike të BE-së dhe strategjitë kombëtare.
Projekti “Mobilising Kosovo’s Private Sector for the Green Transition” synon të mobilizojë dhe fuqizojë sektorin privat në Kosovë për të kontribuar në tranzicionin e gjelbër dhe zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe me karbon të ulët. Përmes këtij projekti, Rrjeti CSR Kosova mbështet bizneset në rritjen e ndërgjegjësimit, zhvillimin e kapaciteteve dhe përgatitjen për integrimin e praktikave të energjisë së ripërtëritshme, efikasitetit energjetik dhe standardeve ESG.
Projekti kontribuon në forcimin e gatishmërisë së bizneseve për dekarbonizim përmes trajnimeve, studimeve të bazuara në evidencë dhe promovimit të lidershipit në qëndrueshmëri. Projekti financohet nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementohet nga LuxDev, Agjencia e Bashkëpunimit për Zhvillim e Luksemburgut, në bashkëpunim me Rrjetin CSR Kosova.