Sesion frymëzues lidershipi lidh të rinjtë me zv.Drejtorin e OXA Group Fatmir Miftarin #GetInspiredbyaCEO
Në kuadër të Kosovo Generation Unlimited, të rinjtë nga Ferizaj u takuan me Fatmir Miftari, Co-CEO i OXA Group, për të mësuar rreth udhëheqjes, inovacionit dhe zhvillimit të karrierës. Vizita ofroi njohuri praktike mbi ndërtimin e një karriere të qëndrueshme dhe përfundoi me një kuiz interaktiv ku një studente e arkitekturës fitoi mundësinë për punë praktike.