Rrjeti CSR Kosova promovon shëndetin dhe mirëqenien si element thelbësor të përgjegjësisë korporative
Gjatë këtij muaji, anëtarët e Rrjetit CSR Kosova janë bashkuar për të rritur ndërgjegjësimin mbi zbulimin e hershëm, kontrollet e rregullta dhe dialogun e hapur për shëndetin dhe kujdesin ndaj vetes. Kjo fushatë na kujton se kujdesi, empatia dhe solidariteti duhet të jenë pjesë e përditshme e kulturës organizative.