18 Jun 2019
Dëshironi të bëheni mentor? Bashkohuni me Skemën e Mentorimit
Skema e Mentorimit është një projekt i UNICEF-it në Kosovë i zbatuar nga Rrjeti CSR Kosova, i cili synon fuqizimin dhe zhvillimin e të rinjve përmes rritjes së kapaciteteve dhe mundësive të tyre për pjesëmarrje në tregun e punës, në hartimin e politikave dhe në proceset vendimmarrëse.
Programi lidh të rinjtë pjesëmarrës në programet ADAP të UNICEF-it me mentorë vullnetarë nga sektori privat, përfshirë profesionistë nga kompanitë anëtare të Rrjetit CSR Kosova, si dhe mentorë të rinj mbi moshën 24 vjeç, alumni të skemave ndërkombëtare të bursave.
Përmes mentorimit, të rinjtë përfitojnë përvojë praktike, udhëzim profesional dhe njohuri të vlefshme që i ndihmojnë të hyjnë në tregun e punës dhe të kontribuojnë aktivisht në shoqëri.
Nëse jeni profesionist dhe dëshironi të ndani përvojën dhe njohuritë tuaja, ju ftojmë t’i bashkoheni Skemës së Mentorimit.
Për më shumë informata dhe për t’u bërë mentor, na kontaktoni në:
info@csrkosovo.org