14 Aug 2020
Mentorët Vullnetarë në Mbështetje të të Rinjve
Mentorët profesional, në baza vullnetare, po vazhdojnë të luajnë një rol kyç në rrugëtimin profesional të të rinjve kosovarë. Përmes përfshirjes së tyre aktive, ata po kontribuojnë në zhvillimin e kapaciteteve, aftësive dhe vetëbesimit të gjeneratës së re.
Mrika Karaqi, e cila ka diplomë të dyfishtë Bachelor si dhe Master në fushën e Juridikut dhe Menaxhimit të Patundshmërisë, ndau përvojën e saj si mentore në Punëtorinë Virtuale “Podium Advocacy for Change”:
“Angazhimi për herë të parë si mentore vullnetare profesionale ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Mundësia për të ndihmuar në fuqizimin dhe zhvillimin e ideve kreative të të rinjve në fushën e avokimit ishte shumë e veçantë. Përmes përvojës dhe njohurive të mia, jam munduar të kontribuoj në përgatitjen e tyre për tregun e punës dhe zhvillimin e aftësive profesionale përmes metodave inovative që ofron kjo punëtori.”
Ajo theksoi gjithashtu si shumë pozitive përfshirjen e mentorëve nga institucionet shtetërore, sektori privat dhe shoqëria civile, të cilët po ndihmojnë ndjeshëm në fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të të rinjve.
Angazhimi i mentorëve vullnetarë mbetet një shtyllë e rëndësishme e projektit “Kosovo Generation Unlimited”, i cili implementohet nga Rrjeti CSR Kosova dhe përkrahet nga Unicef Kosovo Programme, me mbështetje shtesë nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).