22 Dec 2020

Mbështetet kampanja “E Ardhmja e Kosovës Fillon me Edukimin”

Mbështetet kampanja “E Ardhmja e Kosovës Fillon me Edukimin”
Anëtarët tanë ProCredit Bank Kosova, Meridian Express dhe Novus, si miq dhe mbështetës të kahershëm të Fondit Kosovaro Amerikan të Edukimit (KAEF), kontribuan në kampanjën “E Ardhmja e Kosovës Fillon me Edukimin” për të mbështetur arsimin e të rinjve në Kosovë.

Në këtë periudhë sfiduese pandemie, këto kompani dhanë donacione në mbështetje të bursave që ndan KAEF, duke reafirmuar besimin se investimi në arsim është investim në të ardhmen e vendit. Mbështetja e tyre synon të krijojë mundësi të barabarta për të rinjtë dhe të forcojë potencialin e tyre akademik dhe profesional.

Përkrahja gjatë kësaj periudhe të vështirë nuk mungoi as për Universitetin Amerikan të Kosovës, ku kontribuuan përmes fondit të ndihmës për studentë, duke lehtësuar barrën financiare për shumë të rinj.

Ky angazhim dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të anëtarëve tanë ndaj arsimit, zhvillimit të të rinjve dhe ndërtimit të një shoqërie të qëndrueshme dhe të përparuar.
Ndaj artikullin: