16 Oct 2024

Fuqizimi i Bashkëpunimit mes të rinjve dhe bizneseve përmes Kosovo Generation Unlimited

Fuqizimi i Bashkëpunimit mes të rinjve dhe bizneseve përmes Kosovo Generation Unlimited
Kemi pasur kënaqësinë të prezantojmë projektin Kosovo Generation Unlimited përpara anëtarëve të Shoqatës së Esnaf-it në Prizren. Ky projekt synon të fuqizojë të rinjtë e Kosovës përmes mundësive për zhvillimin e aftësive profesionale dhe krijimin e lidhjeve ndërmjet tyre dhe bizneseve lokale.

Gjatë takimit, u diskutuan mundësitë që platforma ofron, përfshirë trajnimet, programet e praktikës dhe partneritetet me bizneset, me qëllim mbështetjen e të rinjve në zhvillimin e karrierës në fusha të ndryshme. Po ashtu, u theksua rëndësia e përfshirjes së bizneseve lokale në krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

Faleminderit Shoqatës së Esnaf-it për bashkëpunimin dhe angazhimin në fuqizimin e brezave të rinj.

Programi i punës praktike Kosovo Generation Unlimited implementohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF Kosovo Programme dhe Rrjetit CSR Kosova.
Ndaj artikullin: