29 Dec 2020
Mbështetja dhe kontributi i veçantë i Raiffeisen Bank Kosova
Në prag të festave, rikujtojmë me mirënjohje bashkëpunëtorët që kontribuan në sukseset e vitit që po lëmë pas. Pavarësisht sfidave që solli viti 2020, arritëm që në bashkëpunim me sektorin privat të ofrojmë punë praktike për 500 të rinj në Kosovë, një arritje që për një kohë dukej e vështirë për t’u realizuar.
Ky sukses kulmoi kur praktikanti i 500-të nënshkroi kontratën për punë praktike. Një ndër kontributorët kryesorë në këtë rrugëtim ishte Raiffeisen Bank Kosova, anëtare patrone e Rrjetit CSR Kosova.
Kontributi dhe shtytja e z. Robert Wright, Drejtues i Bordit Menaxhues të Bankës Raiffeisen në Kosovë, ishin thelbësore në realizimin e këtij objektivi. Përveç angazhimit të praktikantëve në degët e bankës në gjithë vendin, Raiffeisen Bank Kosova vazhdon të promovojë përgjegjësi korporative ndaj shoqërisë, komunitetit dhe mjedisit.
Ky përkushtim kontribuon në ndërtimin e një Kosove më funksionale, më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.
Gëzuar festat!