29 May 2020

SHARRCEM nënshkruan marrëveshje me SPEEEX për fuqizimin e të rinjve

SHARRCEM nënshkruan marrëveshje me SPEEEX për fuqizimin e të rinjve
Anëtari patron i Rrjetit CSR Kosova, SHARRCEM, përmes projektit #CSRLAB, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me SPEEEX Education, me qëllim të krijimit të mundësive të reja për të rinjtë në rajonin e Hanit të Elezit.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, do të hapet një degë e re e SPEEEX së bashku me një qendër trajnimi, e cila do të përgatisë të rinjtë për punësim në sektorin e Business Process Outsourcing (BPO). Kjo iniciativë pritet të kontribuojë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin ekonomik të rajonit.

Ky bashkëpunim reflekton përkushtimin e SHARRCEM për të investuar në zhvillimin e komunitetit dhe fuqizimin e të rinjve përmes arsimit dhe punësimit.
Ndaj artikullin: