23 Nov 2020
Roland Raka – Mentor vullnetar në Programin e Mentorimit
Roland Raka ishte mentor vullnetar në kuadër të një prej punëtorive zhvillimore të Programit të UNICEF-it në Kosovë, duke kontribuar drejtpërdrejt në fuqizimin e të rinjve përmes mentorimit profesional.
Duke reflektuar mbi përvojën e tij, ai u shpreh:
“Punëtoria ishte shumë përmbajtësore dhe e veçantë, ku kam pasur kënaqësinë të punoj me një grup adoleshentësh të zgjuar, të etur për dije dhe me shumë vullnet për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve shoqërore në komunitetin e tyre. Përvoja ime nga shkëmbimi akademik në kuadër të bursave Erasmus+ Programme, si dhe angazhimi si Anëtar Bordi në Shoqatën e Alumni të Ballkanit Perëndimor (WBAA), më ka ndihmuar të kuptoj më mirë sfidat me të cilat përballen të rinjtë kosovarë. Edhe pse ishte një javë intensive, të qenurit pjesë e kësaj punëtorie në cilësinë e mentorit profesional ishte një arritje dhe përvojë fuqizuese edhe për mua.”
Programi i Mentorimit është pjesë kyçe e projektit “Kosovo Generation Unlimited”, i cili implementohet nga Rrjeti CSR Kosova dhe mundësohet falë përkrahjes së Unicef Kosovo Programme, Austrian Development Agency dhe SIDA.