08 Sep 2020

Recura mbështet Rrjetin CSR Kosova me pajisje të reja

Recura mbështet Rrjetin CSR Kosova me pajisje të reja
Rrjeti CSR Kosova shpreh mirënjohje për kompaninë Recura, e cila ka kontribuar me laptopë të rinj për stafin tonë.

Pajisjet e reja do të lehtësojnë ndjeshëm punën e ekipit tonë në implementimin e projekteve të përgjegjshme #CSR, si dhe në aktivitetet që kanë për qëllim aftësimin profesional të të rinjve në Kosovë. Përmes mbështetjes së tillë, rritet efikasiteti i punës sonë në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës dhe në krijimin e mundësive të reja të punësimit.

Kontributi i Recurës dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe organizatave që punojnë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe fuqizimin e të rinjve.
Ndaj artikullin: