07 Oct 2020
Bashkëpunim me Kolegjin AAB për Fuqizimin e të Rinjve
Rrjeti CSR Kosova ka formalizuar bashkëpunimin me Kolegji AAB, universiteti i parë jo-publik i arsimit të lartë në Kosovë. Në muajt në vijim, bashkërisht do të fokusohemi në fuqizimin dhe aftësimin profesional të të rinjve përmes mentorimit.
Në kuadër të projektit “Kosovo Generation Unlimited”, shumë adoleshentë dhe të rinj kosovarë do të kenë mundësinë të mentorohen dhe këshillohen nga profesionistë të ndryshëm të Kolegjit AAB. Këta ekspertë do të kontribuojnë në baza vullnetare, duke ndarë përvojën dhe ekspertizën e tyre shumëvjeçare me gjeneratat e reja.
Ky angazhim synon të mbështesë zhvillimin profesional të të rinjve dhe t’i ndihmojë ata në ndërtimin e një rruge më të qartë drejt tregut të punës. Projekti përkrahet dhe financohet nga Unicef Kosovo Programme, me mbështetje shtesë nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).