11 Nov 2020
Formalizohet bashkëpunimi me RIT Kosova për mentorimin e të rinjve
Më 12 tetor, Rrjeti CSR Kosova formalizoi bashkëpunimin me RIT Kosova, institucionin e vetëm privat jo-fitimprurës të arsimit të lartë në Kosovë. Në muajt në vijim, palët do të angazhohen në fuqizimin dhe aftësimin profesional të të rinjve përmes mentorimit.
Në kuadër të projektit “Kosovo Generation Unlimited”, adoleshentë dhe të rinj kosovarë do të kenë mundësinë të mentorohen dhe këshillohen nga profesionistë dhe akademikë të RIT Kosova (A.U.K). Mentorët do të kontribuojnë në baza vullnetare, duke ndarë ekspertizën dhe përvojën e tyre shumëvjeçare për të mbështetur zhvillimin profesional të të rinjve.
Duke qenë se RIT Kosova promovon mendimin kritik, sipërmarrjen dhe zhvillimin teknologjik, studentët dhe profesionistët e këtij institucioni, në cilësinë e mentorëve, do të ndihmojnë të rinjtë në zhvillimin e projekteve dhe ideve të tyre inovative.
Ky projekt për fuqizimin e të rinjve përkrahet dhe financohet nga Unicef Kosovo Programme, me mbështetje shtesë nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).