01 Aug 2018

Novus i bashkohet Rrjetit CSR Kosova

Novus i bashkohet Rrjetit CSR Kosova
Rrjeti CSR Kosova mirëpret kompaninë Novus si anëtaren më të re të rrjetit.
Novus ofron shërbime konsulence në fushën e rritjes së biznesit dhe zhvillimit strategjik, implementimit të projekteve dhe zgjidhjeve teknologjike. Përmes ekspertizës së saj profesionale, kompania mbështet bizneset në forcimin e performancës dhe pozicionimit strategjik.

Me anëtarësimin në Rrjetin CSR Kosova, Novus forcon përkushtimin për promovimin e filozofisë së Përgjegjësisë Shoqërore Korporative në Kosovë.

Së bashku do të kontribuojmë në shpërndarjen e parimeve të përgjegjësisë shoqërore dhe në ndërmarrjen e aktiviteteve të CSR për adresimin e sfidave sociale me të cilat përballet shoqëria jonë.
Ndaj artikullin: