20 Dec 2018

Meridian Express fiton çmimin “Punëdhënësi i Vitit 2018”

Meridian Express fiton çmimin “Punëdhënësi i Vitit 2018”
Meridian Express është nderuar me çmimin “Punëdhënësi i Vitit 2018” në Gala Mbrëmjen e Fundvitit të Odës Ekonomike të Kosovës.

Ky çmim vlerëson përpjekjet e kompanisë për krijimin e një mjedisi pune mbështetës dhe të përkushtuar, me fokus në mirëqenien e punonjësve. Përmes praktikave të përgjegjshme të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe një kulture të fortë organizative, Meridian Express ka arritur nivele të larta të kënaqësisë dhe angazhimit të stafit.

Ky vlerësim dëshmon rëndësinë e investimit në punonjës si një komponent kyç i zhvillimit të qëndrueshëm të biznesit dhe lidershipit të përgjegjshëm.

Rrjeti CSR Kosova e përgëzon Meridian Express për këtë arritje dhe vlerëson angazhimin e saj të vazhdueshëm në promovimin e standardeve pozitive në vendin e punës.
Ndaj artikullin: