20 Jan 2025
Meridian Express avancon barazinë gjinore në vendin e punës
Meridian Express po ndërmerr hapa konkretë për të avancuar barazinë gjinore në vendin e punës. Task Forca për Barazinë Gjinore e kompanisë u mblodh për një workshop dy-ditor intensiv për të kryer një analizë të plotë të hendekut gjinor. Kjo analizë shërben si baza për Planin e Veprimit për Barazinë Gjinore të kompanisë, i dizajnuar për të krijuar ambiente pune përfshirëse, për të forcuar fuqizimin ekonomik të grave dhe për të kontribuar në zhvillimin më të gjerë social dhe ekonomik.
Kjo iniciativë është pjesë e Projektit për Barazinë në Vendin e Punës-Fuqizimi i Grave, i zbatuar për herë të parë në Kosovë. Projektin udhëheq UN Women dhe zbatohet me krenari nga Rrjeti CSR Kosova, duke synuar të krijojë ndryshim transformues në sektorin privat dhe të vendosë standarde të reja për barazinë gjinore dhe praktikat përfshirëse në vendin e punës.
Përmes këtij procesi, Meridian Express demonstron përkushtimin e saj ndaj barazisë dhe përfshirjes, duke hapur rrugën për kompani të tjera që të ndjekin shembullin dhe duke krijuar një ambient ku të gjithë punonjësit mund të zhvillohen. Këto përpjekje theksojnë rëndësinë e adresimit të dallimeve gjinore dhe promovimin e mundësive për zhvillim profesional dhe lidership të grave.