13 Nov 2020

Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit

Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit
Mentorimi përfaqëson një proces të ndërsjellë të mësimit dhe zhvillimit, ku përvoja, njohuria dhe këshilla e profesionistëve shndërrohen në udhërrëfyes për të rinjtë. Si një ndër eksperiencat më të rëndësishme në jetën akademike dhe profesionale, mentorimi vullnetar i ndihmon të rinjtë të ndërtojnë vetëbesim, të zhvillojnë shkathtësi praktike dhe të marrin përgjegjësi për të ardhmen e tyre dhe të komunitetit.

Rrjeti CSR Kosova, me mbështetjen e Unicef Kosovo Programme, ka mundësuar qindra mundësi mentorimi për të rinjtë kosovarë, duke i lidhur ata me profesionistë nga sektorë të ndryshëm. Këto përvoja kanë kontribuar në orientimin e tyre profesional dhe në rritjen e gatishmërisë për tregun e punës.

Falënderojmë Growzillas për videon e realizuar, e cila pasqyron rëndësinë dhe ndikimin pozitiv të mentorimit në jetën e të rinjve.
Ndaj artikullin: