03 Aug 2018

Takim ndërmjet Rrjetit CSR Kosova dhe UNDP

Takim ndërmjet Rrjetit CSR Kosova dhe UNDP
Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, znj. Linda Tahiri Rukiqi, u takua me znj. Ulrika Richardson, Shefe e UNDP në Kosovë, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit të përbashkët.

Gjatë takimit u diskutua për aktivitete të mundshme të përbashkëta në fushën e Përgjegjësisë Shoqërore Korporative, përfshirë bashkëpunimin drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), promovimin e barazisë gjinore dhe mbështetjen e punësimit të të rinjve.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e koordinimit ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve ndërkombëtare në adresimin e sfidave sociale dhe ekonomike në Kosovë. U shqyrtuan gjithashtu mundësitë për projekte të ardhshme që do të forconin praktikat e përgjegjshme të biznesit dhe do të kontribuonin në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Ndaj artikullin: