20 Nov 2020

Lulzim Rahimi – Përfitues i punës praktike në CACTTUS

Lulzim Rahimi – Përfitues i punës praktike në CACTTUS
Lulzim Rahimi është njëri nga përfituesit e punës praktike në kompaninë CACTTUS Sha., në kuadër të projektit “Kosovo Generation Unlimited – K-GenU”. Luli ka diplomuar në Telekomunikacion dhe është i apasionuar pas fushës së IT-së dhe inxhinierisë.

Duke reflektuar mbi pritshmëritë e tij nga kjo përvojë, ai thekson:
“Nga puna praktike në CACTTUS pres që të përfitoj aftësi në implementimin e njohurive teorike në praktikë, duke mësuar nga një staf i karakterizuar me cilësi dhe profesionalizëm.”

Projekti K-GenU implementohet nga Rrjeti CSR Kosova dhe përkrahet nga Unicef Kosovo Programme dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA). Përmes komponentës së punës praktike, projekti synon të fuqizojë 500 të rinj të moshës 15-24 vjeç, duke u ofruar atyre praktikë me pagesë dhe mundësi për edukim shtesë jo-formal përmes trajnimeve profesionale.
Ndaj artikullin: