10 Jul 2020

Linda Tahiri mban ligjëratë për procesin e aplikimit në universitete

Linda Tahiri mban ligjëratë për procesin e aplikimit në universitete
Në kuadër të projektit “Skema e Mentorimit”, Rrjeti CSR Kosova organizoi një ligjëratë për maturantët dhe të rinjtë përfitues të programeve të UNICEF Kosovo Programme, me fokus në procesin e aplikimit dhe regjistrimit në universitete.

Ligjërata u udhëhoq nga Drejtorja Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, Linda Tahiri, e cila ndau këshilla praktike mbi përgatitjen e letrës motivuese, letrës së rekomandimit, kriteret e pranimit dhe hapat e nevojshëm për planifikimin e suksesshëm të studimeve të ardhshme.

Ky aktivitet synon të mbështesë të rinjtë në marrjen e vendimeve të informuara për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të Rrjetit CSR Kosova për fuqizimin e gjeneratës së re.

“Skema e Mentorimit” implementohet nga Rrjeti CSR Kosova dhe përkrahet nga UNICEF Kosovo Programme.
Ndaj artikullin: