28 Aug 2020

KOSTT mbështet fëmijët dhe rihapjen e shkollave

KOSTT mbështet fëmijët dhe rihapjen e shkollave
Kompania publike KOSTT, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, i është bashkuar nismës së Unicef Kosovo Programme për të mbështetur fëmijët dhe përgatitjet për rihapjen e shkollave gjatë pandemisë.

Në kuadër të këtij angazhimi, KOSTT do të kontribuojë me pajisje higjienike si dhe me pajisje asistive për të lehtësuar procesin mësimor për fëmijët me nevoja të veçanta. Ky kontribut synon të krijojë kushte më të sigurta dhe më gjithëpërfshirëse për nxënësit në institucionet arsimore.

Si anëtare e Rrjetit CSR Kosova, KOSTT mbetet e përkushtuar ndaj aktiviteteve të përgjegjshme shoqërore dhe është ndër kompanitë publike që në mënyrë të vazhdueshme i bashkohet nismave të CSR për të mirën kolektive të vendit.

Fushatat #back2school dhe #united4children përkrahen nga Rrjeti CSR Kosova, në bashkëpunim me Unicef Kosovo Programme, duke theksuar se angazhimi i kompanive të përgjegjshme është thelbësor për mbrojtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të fëmijëve.
Ndaj artikullin: