21 Apr 2020

KOSTT nënshkruan Marrëveshjen e re të Kyçjes me ENTSO-E

KOSTT nënshkruan Marrëveshjen e re të Kyçjes me ENTSO-E
Anëtari i Rrjetit CSR Kosova, KOSTT, më 20 prill 2020 përmbylli me sukses Marrëveshjen e re të Kyçjes me ENTSO-E, përmes Grupit Regjional të Evropës Kontinentale (RGCE), duke shënuar një moment të rëndësishëm për sektorin energjetik në Kosovë.

Me këtë marrëveshje, KOSTT operon si zonë e pavarur rregulluese brenda bllokut Kosovë-Shqipëri (AK), duke forcuar integrimin në sistemin evropian të energjisë dhe duke mundësuar menaxhim të pavarur të kapaciteteve ndërkufitare.

Ky zhvillim krijon mundësi të reja për pjesëmarrje në tregun rajonal të energjisë, përfshirë bursën shqiptare të energjisë (APEX), si dhe kontribuon në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë energjetike në rajon.
Ndaj artikullin: