15 Sep 2020
KOSTT i bashkohet #back2school për mbështetjen e shkollave
Kontributi për #back2school po vazhdon. Anëtari i Rrjetit CSR Kosova, KOSTT, iu bashkua kampanjës së Unicef Kosovo Programme përmes Kosovo CSR Network në kuadër të iniciativave #united4children dhe #back2school, me qëllim që fëmijët të vendosen në qendër të planeve të reagimit dhe rimëkëmbjes nga COVID-19 në Kosovë.
Së bashku me përfaqësueset e KOSTT, znj. Zana Bajrami-Rama, Menaxhere e Zyrës për Komunikim dhe Relacione me Publikun, dhe znj. Fëllënza Xhelili-Fiqi, Drejtoreshë e Departamentit për Çështje Rregullative dhe Tarifa, si dhe me përfaqësues të Komunës së Prishtinës, Zëvendës Kryetarin z. Muhedin Nushi dhe Drejtoreshën për Arsim znj. Shpresa Shala, u realizua vizita në ShML “Xhevdet Doda” për dorëzimin e mbështetjes së KOSTT.
Përkrahja përfshin pako higjienike madhore, të cilat përmbajnë termometër infrared, produkte larëse për pastrimin e hapësirave, dezinfektues për duar dhe sapun të lëngët. Këto pako do të shpërndahen gjithashtu edhe në ShML “Eqrem Qabej”, ShML “Gjin Gazuli” dhe ShML “Hoxhë Kadri Prishtina”.
Ky angazhim dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të KOSTT ndaj përgjegjësisë shoqërore dhe mbështetjes së institucioneve arsimore në kohë sfiduese.