19 Apr 2022

Kosovo Generation Unlimited: Mundësi për Kompanitë dhe Institucionet

Kosovo Generation Unlimited: Mundësi për Kompanitë dhe Institucionet
Programi Kosovo Generation Unlimited mundëson që sektori privat dhe publik të identifikojë praktikantë të përshtatshëm dhe t’i angazhojë ata për periudhë tre-mujore.

Përmes regjistrimit të kompanisë apo institucionit tuaj në platformë, www.kosovogenu.com/registerBusiness
ju do të keni qasje direkte në mijëra CV të të rinjëve entuziastë për punë praktike, të mbështetni agjendën e përbashkët për rini dhe të fitoni punonjës potencial që do të zhvillojnë më tej institucionin tuaj.

Si funksionon?

Për t’u regjistruar në platformën online, regjistroni kompaninë përmes linkut www.kosovogenu.com/registerBusiness dhe verifikoni llogarinë përmes emailit që ju mbërrin pas regjistrimit. Pas këtij hapi ju do të keni qasje në databazën e CV-ve të praktikantëve potencial dhe mundësinë që të postoni vende të lira për punë praktike.
Ndaj artikullin: