24 Apr 2020

Rrjeti CSR Kosova shënon Ditën e Tokës me iniciativë për mbrojtjen e mjedisit

Rrjeti CSR Kosova shënon Ditën e Tokës me iniciativë për mbrojtjen e mjedisit
“Mbroje tokën, vepro sikur çdo ditë është Dita e Tokës” ishte mesazhi që Rrjeti CSR Kosova promovoi gjatë aktivitetit Hiking të organizuar në vitin 2019, përgjatë shtegut të Liqenatit në Rugovë.

Në kuadër të kësaj iniciative, u vendosën moto të punuara në dru të thatë përgjatë shtegut, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e ruajtjes së natyrës.

Përmes këtij aktiviteti, u grumbulluan fonde për të kontribuar në transformimin e hapësirave të ndotura në zona të gjelbërta, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të Rrjetit CSR Kosova ndaj qëndrueshmërisë mjedisore.

#EarthDay #CSR #KosovoCSRNetwork
Ndaj artikullin: