21 Mar 2024
Rrjeti CSR Kosova filllon fazën e dytë e trajnimit “Lidershipi Transformues”
Me 24 përfaqësuese të bizneseve private në vend, Rrjeti CSR Kosova ka nisur fazën e dytë të trajnimit “Lidershipi transformues”.
Në përpjekjen për ngritjen e pozitës së gruas në strukturat vendimmarrëse të sektorit privat në Kosovë, “Lidershipi transformues” ka bashkuar gra të dedikuara profesionalisht, të cilat po zhvillojnë aftësitë e tyre udhëheqëse dhe po heqin barrierat për krijimin e një vendimmarrje sa më gjithëpërfshirëse.
Trajnimi katërditor do të mbahet në datat 20 – 23 mars 2024 dhe do të shërbejë si një mundësi nga e cila derivon fuqizimi i grave, rritet përgjegjësia sociale në sektorin privat dhe theksohet kontributi i tyre i domosdoshëm në zhvillimin e politikave gjithëpërfshirëse vendimmarrëse.
Pjesa e dytë e trajnimit “Lidershipi transformues” është vazhdimësi e pjesës së parë dhe është komponentë e projektit të Rrjetit CSR Kosova “Boosting Gender Diversity in the Boardroom”, i cili financohet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo dhe mbështetet nga RIT Kosovo.