28 Mar 2024

Rrjeti CSR Kosova i bashkohet Koalicionit të Bizneseve Kundër Korrupsionit

Rrjeti CSR Kosova i bashkohet Koalicionit të Bizneseve Kundër Korrupsionit
Rrjeti CSR Kosova i është bashkuar nismës për krijimin e Koalicionit të Bizneseve Kundër Korrupsionit.

Nën organizimin e Institutit Riinvest, së bashku me asociacione të tjera të bizneseve në Kosovë, Rrjeti CSR Kosova ka nënshkruar Kodin e Bizneseve Kundër Korrupsionit, i cili thekson aplikimin e standardeve të larta etike nga komuniteti i biznesit, si dhe transparencën dhe integritetin në proceset biznesore.

Me rastin e nënshkrimit të Kodit, Drejtorja Ekzekutive e Rrjetit, Zana Bajrami Rama, theksoi:
“Kjo është një vazhdimësi e mbështetjes dhe promovimit të parimeve të integritetit dhe transparencës nga ana e Rrjetit CSR Kosova, vlera që janë pjesë integrale e bizneseve që ne përfaqësojmë. Përmes këtij koalicioni të bizneseve kundër korrupsionit, edhe sot dëshmojmë një mobilizim të veprimit kolektiv në këtë drejtim dhe synojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe mobilizimin e mëtejmë të sektorit privat për t’u zotuar në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.”

Rrjeti CSR Kosova do të vazhdojë të mbështesë nisma të tilla, të cilat stimulojnë përgjegjësinë sociale të bizneseve në Kosovë dhe shërbejnë në të mirën e përbashkët.
Rrjeti CSR Kosova i bashkohet Koalicionit të Bizneseve Kundër Korrupsionit
Ndaj artikullin: