03 Jun 2024

Rrjeti CSR Kosova organizon sesione informuese për studentët mbi punës praktike

Rrjeti CSR Kosova organizon sesione informuese për studentët mbi punës praktike
Rrjeti CSR Kosova, në kuadër të projektit Kosovo Generation Unlimited, ka mbajtur sesione informuese me studentët e programit të Orientalistikës dhe Ballkanistikës në Fakultetin e Filologjisë, Universiteti i Prishtinës. Sesionet shpalosën mundësitë për punë praktike tremujore me kompensim për të rinjtë e moshave 16–24 vjeç.

Përmes këtyre sesioneve, studentët u informuan për:

Avantazhet profesionale të programit

Angazhimin e tyre në punë praktike

Mënyrën e aplikimit

Kontributin që mund të japin te punëdhënësit potencialë

Studentët bënë shumë pyetje dhe dhanë komente pozitive për K-GenU.

K-GenU do të vazhdojë të mbajë sesione edhe për të rinjtë e fakulteteve të tjera dhe në universitete të tjera në të gjithë vendin.

Të rinjtë mund të regjistrohen në platformën online https://kosovogenu.com/
ose të shkarkojnë aplikacionin mobil:

Apple App Store – Kosovo Genu

Play Store – Kosovo Generation Unlimited

Këto mjete u mundësojnë studentëve të eksplorojnë mundësitë dhe të fitojnë përvojën e tyre të parë profesionale përmes punës praktike.

Programi i punës praktike Kosovo Generation Unlimited implementohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF Kosovo Programme dhe Rrjetit CSR Kosova.
Ndaj artikullin: