13 Jun 2024
Rrjeti CSR Kosova në Forumin Rajonal të Filantropisë në Shkup
Rrjeti CSR Kosova mori pjesë në Forumin Rajonal të Filantropisë 2024, i cili kishte për qëllim krijimin e mundësive dhe partneriteteve për të inkurajuar zhvillimin e qëndrueshëm. Rrjeti kontribuoi në agjendë dhe diskutime, duke theksuar rolin e CSR në avancimin e praktikave filantropike.
Gjatë panelit të diskutimit “Si mund të trajtojë filantropia çështjet e zhvillimit në Ballkan,” Drejtorja Zana Bajrami Rama ndau përvojën e Kosovës dhe theksoi:
“Është thelbësore të identifikohen shkaqet rrënjësore të çështjeve që duhet të adresohen, dhe më pas të zhvillohen plane afatgjata për trajtimin e tyre. Kjo siguron tranzicion nga donacionet sporadike, në një mbështetje që ofron zgjidhje strategjike për problemet themelore. Sipas mendimit tim, ekziston nevoja për të rritur dhe forcuar dialogun dhe bashkëpunimin mes shtetit, shoqërisë civile dhe bizneseve për përcaktimin e prioriteteve dhe shfrytëzimin më efektiv të burimeve për të arritur objektivat zhvillimore.”
Forumi pati pjesëmarrje të gjerë nga filantropët, bizneset, institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe aktorët me ndikim në fushën e filantropisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kroacia.
Forumi u organizua nën projektin e USAID North Macedonia “Partnerships for Donation,” i implementuar nga Konekt, në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për të Drejtën Jofitimprurëse, Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Indigo dhe Odën Amerikane të Tregtisë në Maqedoninë e Veriut.
Foto: Konekt, Maqedonia e Veriut