07 Jul 2023

Kuvendi Vjetor 2023 i Rrjetit CSR Kosova

Forcimi i Bashkëppunimit me UNICEF
Kuvendi Vjetor 2023 i Rrjetit CSR Kosova
Rrjeti CSR Kosova mbajti Kuvendin e Përgjithshëm Vjetor 2023, ku para anëtarëve u prezantuan arritjet dhe sfidat e vitit 2022, u shqyrtuan planet dhe objektivat për vitin 2023 si dhe u morën vendime të rëndësishme për orientimin strategjik dhe proceset procedurale të Rrjetit.

Anëtarët aprovuan Raportin e Aktiviteteve dhe Raportin Financiar për vitin 2022, si dhe Planin Vjetor dhe buxhetin për vitin 2023. 📝

Bordi i Drejtorëve u plotësua me dy anëtare të reja: znj. Arbëresha Tuhina nga Baker Tilly Kosovo dhe znj. Donika Ahmeti nga Deloitte Kosovo, duke iu bashkuar anëtarëve aktualë: Antigona Limani-Bejtullahu nga Raiffeisen Bank Kosovo, Vigan Sylejmani nga Sharrcem, Agon Gashi nga Meridian Express, Berat Mustafa nga Floil dhe Ardian Hoxha nga American School of Kosova. 👩‍💻👨‍💻

Kryetarja e Bordit, znj. Antigona Limani-Bejtullahu, theksoi rolin kyç të Rrjetit në promovimin e praktikave të përgjegjësisë sociale korporative dhe zhvillimet ndërkombëtare në fushën e qëndrueshmërisë.

Drejtorja Ekzekutive, znj. Zana Bajrami-Rama, theksoi rëndësinë e kritereve ESG për bizneset anëtare:
“Në një kohë kur bota përballet me sfida të mëdha, është thelbësore të rritet ndërgjegjësimi për ndikimin e veprimtarisë biznesore në mjedis dhe shoqëri, si dhe për rëndësinë e qeverisjes së përgjegjshme. Këto kritere ESG janë faktorë që bizneset tona i identifikojnë, i vlerësojnë dhe i adresojnë në mënyrë konkrete.”
Mysafire nderi ishte znj. Nona Zicherman, Shefja e Zyrës së UNICEF në Kosovë, e cila foli për partneritetin disa vjeçar ndërmjet UNICEF Kosovo Programme dhe Rrjetit CSR Kosova, si dhe për implementimin e projektit për fuqizimin e të rinjve, Kosovo Generation Unlimited (#KGenU).

“Sot është rasti i duhur për të reflektuar dhe festuar partneritetin tonë për fuqizimin e gjeneratës së re në Kosovë përmes KGenU. Ky angazhim ndërmjet UNICEF dhe Rrjetit CSR Kosova është më shumë se një projekt — përpjekjet tona të përbashkëta kanë krijuar partneritetin e parë publik-privat për të rinjtë në Kosovë,” theksoi znj. Zicherman.

Gjatë Kuvendit u prezantuan gjithashtu rezultatet në promovimin e CSR dhe qëndrueshmërisë, si dhe impakti pozitiv në zhvillimin e qëndrueshëm përmes veprimeve individuale të bizneseve anëtare dhe bashkëpunimit si Rrjet.
Kuvendi Vjetor 2023 i Rrjetit CSR Kosova
Ndaj artikullin: