13 Jun 2025
KESCO sh.a. i bashkohet Rrjetit CSR Kosova
KESCO j.s.c. Joins the Kosovo CSR Network — Strengthening the Energy Sector’s Role in Sustainable Development
Rrjeti CSR Kosova ka kënaqësinë të mirëpresë KESCO Energy sh.a. si anëtarin më të ri, duke forcuar më tej misionin tonë të përbashkët për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe praktikat e përgjegjshme të biznesit në mbarë sektorin privat në Kosovë.
Si një nga akterët kyç të sektorit të energjisë në vend, KESCO Energy udhëheq me inovacion dhe qëllim të qartë, duke avancuar përgjegjësinë mjedisore, transformimin dixhital dhe me përkushtim për integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në operacionet e saj, duke kontribuar kështu në mënyrë aktive në tranzicionin e gjelbër të Kosovës. Përveç përkushtimit ndaj mjedisit, KESCO Energy promovon barazinë gjinore, edukimin e të rinjve dhe zhvillimin profesional, duke reflektuar një angazhim më të gjerë për ndikim social dhe rritje gjithëpërfshirëse.
Znj. Rudina Heroi Puka, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e KESCO Energy, u shpreh: “Anëtarësimi në Rrjetin CSR Kosova është një hap i natyrshëm në rrugëtimin tonë të qëndrueshmërisë. Për KESCO-n, qëndrueshmëria është një angazhim afatgjatë që formëson mënyrën si operojmë, inovojmë dhe bashkëpunojmë me komunitetin. Me kënaqësi do të kontribuojmë në misionin e rrjetit dhe në mbështetjen e tranzicionit të Kosovës drejt një të ardhmeje më të gjelbër, më të drejtë dhe më të qëndrueshme.”
Znj. Zana Bajrami Rama, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, theksoi: “Si një nga liderët e qëndrueshmërisë në sektorin e energjisë, KESCO po jep një shembull të fuqishëm se si ky sektor mund dhe duhet të udhëheqë tranzicionin e gjelbër të Kosovës. Sektori I energjisë është shtylla kyçe për arritjen e objektivave klimatike, dekarbonizimin e ekonomisë dhe krijimin e vlerës afatgjatë për shoqërinë. Lidershipi i KESCO-s sjell vizion dhe ndikim real në përpjekjet tona të përbashkëta.”
Me këtë partneritet, KESCO Energy i bashkohet një komuniteti dinamik kompanish që janë të përkushtuara për të ndërtuar një Kosovë më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe me vizion për të ardhmen.