05 Mar 2024
K-GenU prezanton mundësitë e punës praktike për nxënësit në Mitrovicë
Për nxënësit e shkollave të mesme “Frang Bardhi”, “Xheladin Deda” dhe “Hasan Prishtina” në Mitrovicë, K-GenU organizoi sesione informuese përmes të cilave të rinjtë e moshës 16–24 vjeç u informuan rreth mundësive të shumta për punë praktike tremujore me kompensim.
Këto sesione kishin në fokus:
• Angazhimin e të rinjve në punë praktike me kompensim
• Avancimin e shkathtësive të tyre profesionale
• Aspektin e tyre kontribues në fushën e studimit apo interesit
• Fuqizimin e tregut lokal të punës
• Mundësinë për të krijuar një histori suksesi
Nxënësit u njoftuan gjithashtu për mënyrën e aplikimit dhe procesin rekrutues, duke marrë udhëzime konkrete për përfshirje në program.
Sesioni u karakterizua nga diskutime të hapura dhe interesim i lartë nga ana e nxënësve, duke dëshmuar gatishmërinë e tyre për të investuar në zhvillimin profesional.
K-GenU do të vazhdojë të mbajë sesione informuese edhe në komuna të tjera, me qëllim që sa më shumë të rinj në Kosovë të përfitojnë nga këto mundësi.
Regjistrohuni në platformën online https://kosovogenu.com/
apo shkarkoni aplikacionin:
• Apple App Store – Kosovo Genu
• Play Store – Kosovo Generation Unlimited
dhe shfletoni të gjitha mundësitë që ju ndihmojnë të krijoni eksperiencën tuaj të parë profesionale – punën praktike.
Programi i punës praktike implementohet nga Rrjeti CSR Kosova në partneritet me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe programin e Unicef-it në Kosovë.