24 Nov 2020
Getoarba Prokshaj – Praktikante në Rrjetin CSR Kosova
Getoarba Prokshaj është njëra nga përfitueset e punës praktike në Rrjetin CSR Kosova, në kuadër të projektit “Kosovo Generation Unlimited”. Ajo është studente e nivelit Master dhe pjesëmarrëse aktive në fushata avokuese dhe aktivitete vullnetare për mbrojtjen e mjedisit.
Duke reflektuar mbi përvojën e saj, Getoarba thekson:
“Angazhimi në punën praktike është duke më ndihmuar në qartësimin e synimeve për jetën profesionale dhe orientimin e mëtejmë në karrierë. Kjo eksperiencë u bë një shteg tjetër për zgjerimin e rrjetit shoqëror dhe pasurimin e mendjes me njohuri të ndryshme. Tani e kam më të lehtë të funksionoj në punë ekipore dhe jam më e vetëdijshme për rëndësinë e thënies TEAM WORK – DREAM WORK.”
Përmes komponentës së punës praktike, projekti K-GenU synon të fuqizojë 500 të rinj të moshës 15-24 vjeç, duke u ofruar atyre praktikë me pagesë dhe mundësi për edukim shtesë jo-formal përmes trajnimeve.
Projekti “Kosovo Generation Unlimited” implementohet nga Rrjeti CSR Kosova dhe përkrahet nga Unicef Kosovo Programme dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).