19 Dec 2018
Mbledhja e Kuvendit të Përgjithshëm të Rrjetit CSR Kosova
Më 19 dhjetor 2018 u mbajt Kuvendi i Përgjithshëm i Rrjetit CSR Kosova, duke shënuar edhe mbledhjen përmbyllëse të vitit 2018.
Gjatë mbledhjes u miratua Raporti i Punës për vitin 2018, i prezantuar nga Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova. Po ashtu, u diskutua dhe u aprovua Plani i Punës dhe Buxheti për vitin e ardhshëm.
Një pikë e rëndësishme e rendit të ditës ishte zgjedhja e një anëtareje të re të Bordit të Drejtorëve. Znj. Antigona Limani Bejtullahu, përfaqësuese e Raiffeisen Bank, u votua njëzëri nga anëtarët e Kuvendit.
Anëtarët diskutuan gjithashtu prioritetet dhe aktivitetet e planifikuara për vitin e ardhshëm, duke ofruar mbështetjen e tyre për misionin dhe iniciativat e Rrjetit.
Kryetari i Bordit, z. Visar Kelmendi, pronar i kompanisë anëtare Rugove Corporation, foli për sfidat e hasura gjatë vitit, arritjet e Rrjetit dhe falënderoi anëtarët për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm në avancimin e Përgjegjësisë Shoqërore Korporative në Kosovë.