10 Apr 2018
FLEXOGRAF i bashkohet Rrjetit CSR Kosova
Rrjeti CSR Kosova mirëpret kompaninë Flexograf si anëtaren më të re të rrjetit. Flexograf është kompani kosovare me bazë në Gjilan, e specializuar në printim flexografik, dhe përfaqëson një shembull të sjelljes etike dhe respektimit të parimeve të Përgjegjësisë Shoqërore Korporative.
Duke iu bashkuar Rrjetit CSR Kosova, Flexograf konfirmon përkushtimin e saj për të kontribuar në promovimin dhe zbatimin e praktikave të përgjegjshme të biznesit në Kosovë.
Së bashku, do të punojmë në shpërndarjen e parimeve të përgjegjësisë shoqërore dhe në ndërmarrjen e aktiviteteve konkrete të CSR, si mekanizëm për adresimin e sfidave që përballet shoqëria jonë, qoftë në fushën e të drejtave të punëtorëve dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi, mbrojtjen e mjedisit, luftimin e korrupsionit apo çështje të tjera me karakter social.
Rrjeti CSR Kosova i uron mirëseardhje Flexograf dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të suksesshëm në avancimin e agjendës së CSR në Kosovë.