15 Mar 2020

Flexograf kontribuon në fuqizimin e të rinjve përmes mentorimit

Flexograf kontribuon në fuqizimin e të rinjve përmes mentorimit
Anëtari i Kosovo CSR Network, Flexograf, vazhdon të kontribuojë në fuqizimin e të rinjve përmes angazhimit vullnetar të stafit të saj në iniciativat e mentorimit. Vildane Haliti, juriste në Flexograf, është një nga mentorët profesionistë që ka ndarë përvojën dhe njohuritë e saj me të rinjtë, duke i mbështetur në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale dhe në rrugëtimin drejt realizimit të synimeve të tyre.

Ajo thekson rëndësinë e përfshirjes së sektorit privat në mbështetjen e gjeneratës së re, duke e konsideruar mentorimin si një përvojë frymëzuese dhe me ndikim të ndërsjellë. “Përgjatë punëtorisë, u inspirova edhe unë të krijoj dhe realizoj ëndrra të reja për të ardhmen e afërt,” u shpreh ajo.

Gjithashtu, edhe Shpend Xhaqkaj nga Flexograf ka kontribuar si mentor në punëtorinë “UPSHIFT për Ndryshim Shoqëror”, duke udhëzuar të rinjtë në zhvillimin e projekteve të tyre me ndikim social dhe duke mbështetur zhvillimin e aftësive të ndërmarrësisë sociale.

Kosovo CSR Network vlerëson përkushtimin e Flexograf dhe mentorëve të saj, të cilët përmes kontributit të tyre po ndihmojnë në zhvillimin profesional të të rinjve dhe promovimin e përgjegjësisë shoqërore korporative.

“Skema e Mentorimit” është projekt i implementuar nga Kosovo CSR Network dhe i përkrahur nga UNICEF Kosovo Programme.
Ndaj artikullin: