26 Jul 2018
“Dhuro Gjak, Shpëto një Jetë”
Dhurimi i gjakut është një akt human që shpëton jetë. Derisa gjaku të mund të prodhohet nga industria farmaceutike, burimi i vetëm mbetet dhurimi vullnetar.
Me rastin e 14 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Dhuruesve të Gjakut, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ka hapur aksionin kryesor në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, përballë Ministrisë së Kulturës. Aksioni do të jetë i hapur çdo ditë deri më 17 qershor, nga ora 10:00 deri në 18:00, ndërsa më 14 qershor deri në ora 20:00.
Rrjeti CSR Kosova fton anëtarët që të organizohen së bashku me stafin e tyre dhe të marrin pjesë në këtë iniciativë të rëndësishme duke dhuruar gjak.
Faleminderit për mbështetjen e aktiviteteve të përgjegjshme ndaj shoqërisë.