07 Oct 2020
Diskutohet përgjegjësia e ndërmarrjeve ndaj mjedisit
Rrjeti CSR Kosova, në bashkëpunim me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim GIZ dhe me mbështetje nga rrjeti evropian CSR Europe, mbajti punëtorinë për përgjegjësinë korporative ndaj mjedisit në Kosovë. Aktiviteti u organizua në kuadër të Javës Kosovare për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe mblodhi përfaqësues të sektorit privat dhe partnerë institucionalë për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në këtë fushë.
Pandemia COVID-19 ka ushtruar presion të konsiderueshëm mbi zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve në Kosovë. Në fillim të krizës, rreth 95% e bizneseve deklaruan ndikim negativ, ndërsa 59.4% shprehën shqetësime për mbijetesë. Përkundër kësaj situate, shumë kompani vazhduan të zbatojnë praktika të përgjegjësisë shoqërore, duke u fokusuar në mirëqenien e punëtorëve dhe komunitetit, si dhe në respektimin e masave parandaluese kundër COVID-19.
Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, Linda Tahiri, theksoi se kërkesa për punëtori të tilla ka ekzistuar që më herët, por pandemia e kishte shtyrë organizimin e saj. Ajo nënvizoi se kompanitë në Kosovë mund të inkorporojnë aspektet mjedisore në praktikat e tyre të CSR përmes kursimit të energjisë, menaxhimit të ujit, trajtimit të mbeturinave dhe politikave miqësore ndaj mjedisit.
Alexandra Linden, Udhëheqëse e Programit të GIZ për Shërbime të Qëndrueshme Komunale, vlerësoi nivelin e ofrimit të shërbimeve komunale gjatë pandemisë dhe inkurajoi bizneset që investimet në CSR t’i konsiderojnë si prioritete afatgjata.
Panelistët nga komuniteti i biznesit, përfaqësues nga Sharrcem dhe ProCredit Bank, ndanë përvojat e tyre mbi sfidat dhe adaptimin gjatë pandemisë. Sharrcem, përmes Laboratorit për Aktivitete të Biznesit, ka arritur të krijojë vende të reja pune në sektorin e bujqësisë, ndërsa ProCredit Bank ka vazhduar të zbatojë politika për reduktimin e ndotjes, riciklimin dhe rritjen e efiçencës së energjisë.
Punëtoria ofroi një hapësirë për shkëmbim perspektivash dhe ekspertize, duke kontribuar në ridizajnimin e strategjive të ndërmarrjeve në raport me mjedisin gjatë dhe pas pandemisë.