25 Mar 2018
Bashkëpunimi me Down Syndrome Kosova
Në kuadër të projektit të Down Syndrome Kosova për aftësimin profesional të personave me Sindromin Down, anëtarët e Rrjetit CSR Kosova do të ofrojnë mundësi për punë praktike për një grup përfituesish.
Projekti i Down Syndrome Kosova përfshin fillimisht trajnime të ndryshme për aftësim, me qëllim përgatitjen e pjesëmarrësve për tregun e punës, para fillimit të praktikës profesionale në kompani.
Përmes këtij bashkëpunimi synohet të promovohet përfshirja sociale dhe profesionale e personave me Sindromin Down, si dhe të inkurajohet sektori privat të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.
Rrjeti CSR Kosova fton të gjitha kompanitë që kanë hapësirë për të pranuar praktikantë për një periudhë njëmujore, preferohet gjatë muajit prill, që të njoftojnë në adresën: info@csrkosovo.org.