23 Nov 2020
Marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin Heimerer për punë praktike
Më 31 tetor, u arrit marrëveshja e bashkëpunimit mes Rrjetit CSR Kosova dhe Kolegjit Heimerer për fuqizimin dhe aftësimin e të rinjve përmes skemës së punës praktike.
Kjo marrëveshje parasheh angazhimin e 25 praktikantëve për një periudhë 3 mujore me pagesë, në departamente të ndryshme të Kolegjit Heimerer. Përmes kësaj përvoje, të rinjtë do të kenë mundësinë të zhvillojnë njohuri praktike dhe aftësi profesionale në një mjedis të strukturuar pune.
Qendra e Studentëve Heimerer dhe Zyra për Zhvillim në Karrierë do të shërbejnë si mekanizma mbështetës gjatë gjithë periudhës së praktikës, duke ofruar orientim, trajnim dhe këshillim për praktikantët.
Ky bashkëpunim forcon angazhimin e përbashkët për krijimin e mundësive konkrete për të rinjtë dhe për përgatitjen e tyre për tregun e punës.