12 Nov 2020

BESA SECURITY angazhon 120 praktikantë në kuadër të K-GenU

BESA SECURITY angazhon 120 praktikantë në kuadër të K-GenU
Një arritje e rëndësishme për projektin “Kosovo Generation Unlimited – K-GenU” është partneriteti me kompaninë BESA SECURITY, e cila është zotuar të angazhojë së paku 120 praktikantë në departamentet e saj të financave, marketingut, shitjes dhe monitorimit.

Ky angazhim përfaqëson një kontribut konkret në fuqizimin dhe zhvillimin profesional të të rinjve të moshës 15-24 vjeç. Përmes kësaj skeme të punës praktike, të rinjtë do të kenë mundësinë të fitojnë përvojë të drejtpërdrejtë pune dhe të zhvillojnë shkathtësi të nevojshme për tregun e punës.

Në mesin e praktikantëve të angazhuar, BESA SECURITY ka siguruar gjithëpërfshirje, duke përfshirë edhe grupe të margjinalizuara dhe të rinj me nevoja të veçanta.

Falënderojmë kompaninë dhe Drejtorin e saj, z. Granit Hasani, për përkushtimin ndaj projektit K-GenU dhe për mbështetjen e vazhdueshme në krijimin e mundësive për zhvillimin profesional të të rinjve në Kosovë.
Ndaj artikullin: