20 Apr 2020

Fillon fushata “Besa për Kosovën” për mbështetjen e familjeve në nevojë

Fillon fushata “Besa për Kosovën” për mbështetjen e familjeve në nevojë
Mbështetësi i Rrjetit CSR Kosova, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, në bashkëpunim me Fondacionin “Besa” dhe organizatën “Germin”, kanë nisur fushatën “Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19”.

Qëllimi i kësaj fushate është mbledhja e fondeve për të ndihmuar familjet në nevojë në të gjithë Kosovën, duke u ofruar pako me produkte ushqimore dhe higjienike. Në të njëjtën kohë, iniciativa mbështet prodhuesit vendorë, pasi të gjitha produktet e përfshira në ndihma janë “Made in Kosova”.

Ju ftojmë të kontribuoni dhe të bëheni pjesë e kësaj iniciative duke dhuruar përmes linkut më poshtë:
🔗 https://www.facebook.com/donate/2846525232062333/3082614498457963/
Ndaj artikullin: