25 Aug 2020
Art House ofron printim falas për materiale vetëdijësuese
Në kuadër të situatës aktuale me pandeminë, anëtari më i ri i Rrjetit CSR Kosova, Art House Sh.p.k, ka ofruar printimin pa pagesë deri në 50,000 copë infografikë dhe postera me rregullat vetëdijësuese për sjelljen gjatë COVID-19.
Këto materiale do të shpërndahen për të gjithë anëtarët dhe bashkëpunëtorët e Rrjetit dhe do të vendosen në hapësirat e punës si përkujtues i vazhdueshëm për respektimin e masave mbrojtëse. Qëllimi është të rritet vetëdijesimi dhe të kontribuohet në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për punonjësit dhe klientët.
Ky kontribut vullnetar dëshmon angazhimin e Art House në promovimin e praktikave të përgjegjshme dhe në mbështetjen e komunitetit gjatë kësaj periudhe sfiduese.
E falënderojmë Art House Sh.p.k për solidaritetin dhe mbështetjen e ofruar.