18 Sep 2023
Art House avancon zhvillimin e qëndrueshëm përmes transformimit digjital
Anëtari ynë Art House në vazhdimësi ndërmerr iniciativa për të promovuar praktikat e zhvillimit të qëndrueshëm. Duke ofruar zgjidhje për minimizimin e përdorimit të letrës përmes digjitalizimit të dokumentacionit, Art House, anëtar i Rrjetit CSR Kosova, po kontribuon në mbrojtjen e mjedisit dhe po mbështet bizneset në tranzicionin e tyre drejt digjitalizimit.
“Digital Transformation – The Future of Work” ishte tema e konferencës së organizuar së fundmi, ku u trajtua digjitalizimi dhe përfitimet e tij. Digjitalizimi njihet si procesi i konvertimit të informacionit analog apo manual në informacion digjital apo automatik, me fokus të lartë në procesin e konvertimit të informacionit nga letra në formë digjitale.
Art House tanimë ka nënshkruar marrëveshje të re me Xerox DocuShare. Me këtë rast, Blin Zeqiri, CEO i Art House, tha: “Është nder të kemi mundësinë që jo vetëm të jemi ofruesi i vetëm Master i Autorizuar i Shërbimit për Xerox në rajon, por edhe si një shitës me vlerë të shtuar (VAR) të kemi mundësinë të ofrojmë teknologjinë më të re dhe më atraktive në treg.”