02 Jun 2023

Edicioni i 7-të i Activate Talks fuqizon të rinjtë në të gjithë Kosovën

Edicioni i 7-të i Activate Talks fuqizon të rinjtë në të gjithë Kosovën
Në edicionin e 7-të të Activate Talks, ngjarje e organizuar nga UNICEF, qindra të rinj nga e gjithë Kosova morën pjesë, duke ndarë përvojat e tyre nga programe të ndryshme, përfshirë Kosovo Generation Unlimited (#KGenU), një program atraktiv për të rinjtë 16–24 vjeç që dëshirojnë të fuqizojnë shkathtësitë e tyre në mjedise profesionale pune.

Për të përfaqësuar rolin e sektorit privat në përkrahje të programit të punës praktike #KGenU, pjesë e panelit të diskutimit ishte Antigona Limani Bejtullahu, Udhëheqëse për Qëndrueshmëri dhe Komunikim në Raiffeisen Bank Kosova, njëkohësisht Kryesuese e Bordit në Rrjetin CSR Kosova.

Ngjarja u hap me fjalë hyrëse nga Shefja e Zyrës së UNICEF në Kosovë, Nona Zicherman, dhe gjithashtu pati fjalë përshëndetëse nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku dhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, SH.T. Christoph Weidinger.

Rrjeti CSR Kosova dhe anëtarët e saj mbeten të fokusuar në fuqizimin e rinisë dhe integrimin e tyre në tregun e punës.
Edicioni i 7-të i Activate Talks fuqizon të rinjtë në të gjithë Kosovën
Ndaj artikullin: