04 Sep 2025

Open Call for Businesses - Apply for CSR Awards 2025!

Çmimet vjetore “CSR Awards” në Kosovë janë një kremtim i ekselencës që vë në pah arritjet e jashtëzakonshme të sektorit privat në avancimin dhe integrimin e praktikave të qëndrueshme të CSR në modelet e tyre të biznesit.
Open Call for Businesses - Apply for CSR Awards 2025!
Kategoritë e Çmimeve -Kosovo CSR Awards 2025:

Lidershipi i Biznesit në Tranzicionin e Gjelbër – Vlerëson kompanitë që udhëheqin tranzicionin e gjelbër duke e bërë qëndrueshmërinë mjedisore pjesë thelbësore të strategjisë dhe praktikave të tyre ESG.
Çmimi për Ndikim Social dhe Gjithëpërfshirje – Nderon kompanitë që sjellin ndryshime domethënëse shoqërore duke avancuar diversitetin, barazinë dhe përfshirjen, duke nxitur punë të denjë dhe mirëqenie të punonjësve, si dhe duke fuqizuar të rinjtë, gratë dhe komunitetet e margjinalizuara.
Ekselenca në Integrimin e Qëndrueshmërisë (Vlerësim Gjithpërfshirës/Ndërthurje Kategorish) - Vlerëson kompanitë që vendosin qëndrueshmërinë në qendër të strategjisë, kulturës dhe operacioneve të tyre, duke u dalluar si udhëheqës në Tranzicionin e Gjelbër dhe pionierë të Ndikimit Social, ndërsa ruajnë transparencën, llogaridhënien dhe qeverisjen etike.

Gati për të Aplikuar?

FTESA për aplikim CSR Awards 2025 – Për më shumë detaje ju lutemi Shkarkoni Ftesën Zyrtare për Aplikime
Lidershipi i Biznesit në Tranzicionin e Gjelbër – Shkarko Formën e Aplikimit
Çmimi për Ndikim Social dhe Gjithëpërfshirje - Shkarko Formën e Aplikimit
Ekselenca në Integrimin e Qëndrueshmërisë (Vlerësim Gjithpërfshirës/Ndërthurje Kategorish) - Shkarko Formën e Aplikimit

Çmimet vjetore CSR Awards 2025 janë të hapura për të gjitha kompanitë e sektorit privat të regjistruara në Kosovë, pa marrë parasysh madhësinë apo sektorin.

Për të siguruar trajtim të barabartë, aplikuesit do të vlerësohen brenda grupit përkatës sipas madhësisë së kompanisë:

Ndërmarrje Mikro, të Vogla dhe të Mesme – NMVM (1–249 punonjës)
Ndërmarrje të Mëdha (250+ punonjës)

Aplikimet mbyllen më 8 Tetor 2025, në mesnatë (24:00h)

📧 Dorëzoni formularët e aplikimit në gjuhën shqipe ose angleze, përmes:

Google Form ose përmes
E-mail në: info@csrkosovo.org
Share this article: